LAJMI I FUNDIT:

Retro shtëpia në formë flluskash

Retro shtëpia në formë flluskash

Radhët e flluskave të betonit formojnë shtëpinë në paralagjen e Ipswichit në Australi

Shumica e arkitektëve ëndërrojnë që punët e tyre studentore t’i bëjnë realitet dhe të testojnë idetë e tyre të guximshme, ndërkaq Graham Birchall nga Byroja Arkitektonike ‘Birchall & Partners Architects’ e ka bërë pikërisht këtë.


Teza e tij është bazuar në studimin e cilësive të feroçimentos, sistem i konstruksionit i cili përdor beton shtrese të hollë dhe rrjetë telash për të ndërtuar objekte formash komplekse.

Birchall e ka ndërtuar shtëpinë në periudhën midis viteve 1983 dhe 1993, transmeton Telegrafi.

Shtëpia është quajtur me emrin Bubble House, dhe përbëhet nga 11 flluska të lidhura, me diametër midis tetë dhe njëmbëdhjetë metra, të cilat formojnë gjithsej 20 hapësira.

Në më shumë se një mijë metrash katrorë hapësirë të hapur dhe të lidhur jetësore, janë tri dhoma gjumi, dy banja, biblioteka në dy nivele, salla e leximit, kinemaja shtëpiake, bodrumi i verës, kuzhina, trapezaria dhe hapësirat ditore.

Në shumicën e kupolave gjenden dritare mekanike të cilat i ofrojnë familjes privatësinë.

Shikoni edhe hapësirat e tjera të shtëpisë së pazakonshme:

/Telegrafi/