LAJMI I FUNDIT:

Restaurohet kisha e shekullit XIII, në Kurjan të Fierit

Restaurohet kisha e shekullit XIII, në Kurjan të Fierit

Monumentet e kulturës dhe vendet e kultit po përgatiten për të pritur turistët vendas dhe të huaj në këtë fillim sezoni turistik.

Në fshatin Kurjan të zonës së Roskovecit në Fier është restauruar Kisha e Shën Kollit, e cila është ndërtuar që në shekullin XIII, në stilin bizantin.


Pikturat murale që zbukurojnë brendësinë e kësaj kishe, janë veprat e ikonografit Nikolla, biri i Onufrit dhe ndihmësit të tij, Joanit.

Ndërhyrjet që janë bërë në këtë kishë konsistojnë në restaurimin e çatisë, muraturës, fasadës së objektit, pikturës murale dhe sistemimin e ambienteve përreth objektit. /ATSH/