LAJMI I FUNDIT:

Republikanët britanikë kërkojnë referendum për monarkinë

Republikanët britanikë kërkojnë referendum për monarkinë

Republikanët britanikë, shumë herë të pakët në numër krahasuar me pjesën më të madhe të popullsisë që simpatizon monarkinë, konfirmuan se kërkojnë zhvillimin e një referendumi për formën e qeverisjes së vendit, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.

Nisma e republikanëve britanikë vjen në kohën kur mbretëresha Elizabeth do të festojë nesër 90-vjetorin e lindjes dhe kur popullariteti i saj ndodhet në nivelin maksimal.


Por, sipas liderit të republikanëve britanikë, Graham Smith, vdekja e mbretëreshës do të përfaqësojë një pikë zgjidhjeve në historinë e Britanisë së Madhe.

”Do të jetë e domosdoshme që qytetarët të shprehen për të ardhmen e vendit të tyre”, thekson Smith.