LAJMI I FUNDIT:

Republika Çeke do ta marr presidencën e Bashkimit Evropian – çfarë do të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor

Republika Çeke do ta marr presidencën e Bashkimit Evropian – çfarë do të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor

Në më pak se tre javë, Republika Çeke do të merr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Pas Francës, mandati i së cilës u shënua nga pushtimi rus i Ukrainës, probleme të ngjashme do të përballet edhe Çekia, por edhe çështje të tjera të rëndësishme si për BE-në, ashtu edhe për vendet që aspirojnë këtë bllok.

Me gjithë problemet e shumta me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, mediat në këtë vend theksojnë se tema kryesore gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian sigurisht që do të jetë reagimi i vendeve ndaj krizës aktuale në Evropën Lindore.


“Ne shpresonim ta merrnim BE-në në një periudhë pa një krizë të madhe. Tani për tani, kemi një pushim kur bëhet fjalë për coronavirusin, por padyshim që tani po përballemi me krizën më serioze në historinë e BE-së. Presidenca nuk është më vetëm ajo që ju dëshironi, por sa më mirë ta bëni atë që i duhet të gjithëve”, tha Edita Hrda, përfaqësuesja e përhershme e Republikës Çeke në BE, raporton radiocz.

Sipas njoftimeve, motoja e presidencës çeke të Bashkimit Evropian do të jetë “Evropa si detyrë”, duke iu referuar fjalimit të Vaclav Havel nga viti 1996, kur presidenti i atëhershëm bëri thirrje për përgjegjësi për problemet botërore mjedisore, ekonomike dhe sociale.

Gjatë marrjes së pushtetit, qeveria e drejtuar nga Petr Fiala prezantoi një program koalicioni që përfshin, ndër të tjera, edhe presidencën e Bashkimit Evropian. Në kohën e shumë problemeve që duhen zgjidhur në nivel të BE-së, Çekia iu referua edhe qëndrimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se do të vazhdojë puna rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Petr Fiala dhe Ursula von der Leyen

Në kuadër të agresionit rus ndaj Ukrainës, por edhe frikës nga ndikimi rus në Ballkan, pritet që ky proces të intensifikohet edhe më tej gjatë presidencës gjashtëmujore.

“Forcimi i stabilitetit në botë, veçanërisht në fqinjësinë e Bashkimit Evropian me theks në politikën e zgjerimit dhe një perspektivë të besueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në dokument.

Së fundmi, gjatë një takimi mes kancelarit austriak Karl Nehammer dhe kryeministrit çek, Petr Fiala, u theksua se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga çështjet kryesore gjatë presidencës çeke.

“Ballkani Perëndimor është një çështje e rëndësishme për ne, sepse presidenca çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian po afrohet”, tha Fiala.

Fakti që Republika Çeke ka nisur tashmë përgatitjet për presidencën e Bashkimit Evropian, dëshmon edhe fakti se ministri i Jashtëm i vendit, Jan Lipavsky mori pjesë në seminarin e titulluar “Zgjerimi i BE-së” në fillim të majit, duke theksuar se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së.

“Ky rajon është një pjesë natyrore gjeografike e Evropës dhe pa të projekti ynë i integrimit nuk do të përfundojë kurrë”, tha Lipavsky.

Jan Lipavsky

Natyrisht, çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe theksi në zgjidhjen e këtij problemi në periudhën e ardhshme do të varet kryesisht nga situata në Ukrainë, për të cilën Çekia ka përgatitur gjithashtu një sërë masash që mund të konsiderohen si prioritete gjatë presidencës.

Ndër të tjera, politika çeke në BE do të fokusohet në rindërtimin e Ukrainës, përballjen me valën e refugjatëve, sigurinë energjetike, por edhe forcimin e mbrojtjes evropiane dhe kufizimin e tregtisë me regjimet armike.

Duke marrë parasysh qëndrimin e qeverisë së re çeke ndaj Federatës Ruse, pritet që nga korriku, marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë, në kuptimin ekonomik dhe politik, të acarohen më tej.

Pikërisht në këtë kakofoni dhe ndryshime gjeopolitike jemi dëshmitarë që vendet e Ballkanit Perëndimor, sado konfuze të duken, mund të kenë një shans të ri për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori