LAJMI I FUNDIT:

Rënie në tregun e Bitcoinit

Rënie në tregun e Bitcoinit

Bitcoin kaloi vlerën e 5,000 dollarëve për herë të parë ditën e shtune. Monedha virtuale u vlerësua me 5,013 dollarë në orët e para të të shtunës, sipas indeksit të çmimit të CoinDesk.

Rekordi i ri dërgon vlerën e monedhave virtuale zyrtarisht të tregtueshme, përfshirë Ethereumin dhe Bitcoin Cash, në 176 miliardë dollarë.

Megjithatë, tani Bitcoin është vetëm 4,283 dollarë, një rënie e ndjeshme që nga fundjava.

Në fillim të vitit një Bitcoin këmbehej për më pak se 1,000ë dollarë. Gjatë muajit korrik, investitorët u trembën se monedha virtuale do të humbiste terren, ndaj përfundoi me ndarjen e saj më 2 gusht. Megjithatë, vlera e monedhës është rritur. Shkëputja e Bitcoin Cash nuk shkaktoi asnjë problem për Bitcoin.