LAJMI I FUNDIT:

Rënia dhe ngritja e talebanëve, nga sulmet e 11 shtatorit deri të rimarrja e pothuajse tërë Afganistanit

Rënia dhe ngritja e talebanëve, nga sulmet e 11 shtatorit deri të rimarrja e pothuajse tërë Afganistanit

Talebanët që në fund të vitit 2001 u rrëzuan nga pushteti nga koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, sërish kanë marrë pushtetin në Afganistan pas një ofensive të shpejtë.

7 tetor 2001, pa kaluar një muaj nga sulmet terroriste në SHBA ku humbën jetën rreth 3.000 njerëz, presidenti i atëhershëm amerikan George W. Bush filloi ofensivën e madhe ushtarake në Afganistan, pasi që regjimi taleban refuzoi ta dorëzojë liderin e organizatës terroriste Al-Qaeda, Osama Bin Laden, transmeton Telegrafi.

Regjimi i talebanëve në krye të Afganistanit që nga viti 1996, ka mbrojtur Bin Ladenin dhe organizatën e tij terroriste – që është përgjegjëse për sulmet në SHBA.

6 dhjetor 2001, talebanët katapultohen. Doli të jetë që qeveria e përkohshme udhëhiqej nga Hamid Karzai, dhe në Afganistan po arrinin forcat ndërkombëtare të NATO-s.

Në tetor të vitit 2004, Karzai fitoi zgjedhjet e para presidenciale ku patën të drejtë qytetarët të votojnë për të preferuarin e tyre.

Kur forcat amerikane u futën në Irak në vitin 2003, vëmendja amerikane për Afganistanin filloi të zvogëlohet.

Talebanët dhe grupet e tjera islamiste sërish po mblidheshin në “strofullat” e tyre në jug dhe lindje të Afganistanit, nga ku mund më lehtë të arrijnë te bazat e tyre ushtarake në rajonet malore përgjatë Pakistanit. Talebanët aty fillojnë aksionin e tyre.

Në vitin 2008, Bush vendosë të dërgojë përforcime në Afganistan.

Në fund të vitit 2009, Barack Obama zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara pas përfundimit të konfliktit në Irak dhe Afganistan, duke paralajmëruar dërgimin e 30.000 ushtarëve tjerë.

Kah mesi i vitit 2001, në Afganistan janë mbi 150.000 ushtarë të huaj, përfshirë 100.000 amerikanë.

Osama Bin Laden vritet më 2 maj të vitit 2011, gjatë një operacioni të fshehtë të njësive speciale amerikane në Pakistan.

Gjatë 22 qershorit 2011, Obama paralajmëroi fillimin e tërheqjes së ushtarëve amerikanë, me largimin e 33.000 ushtarë në verën e vitit 2012. Kontingjenti i parë u largua nga Afganistani në korrik të vitit 2011.

Në qershor 2013, në zgjedhjet presidencialë në Afganistan fiton Ashraf Ghani.

Në fund të dhjetorit të këtij viti, NATO paralajmëron se ka marrë fund misioni i tyre luftarak. Në Afganistan mbetën 12.500 ushtarë të huaj, përfshirë 9.800 amerikanë, që do të trajnojnë ushtarët afganë si dhe t’i ndihmojnë në luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë po zgjerohej konflikti i talebanëve, në vitin 2015 bëhet aktiv grupi terrorist i njohur si “Shteti Islamik”.

Presidenti amerikan Donald Trump në gusht të vitit 2017, heq dorë nga tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Afganistani – dhe dërgon një numër tjetër të ushtarëve. E pavarësisht dërgimit të ushtarëve shtesë, kah mesi i nëntorit shpeshtohen sulmet e talebanëve.

Ashraf Ghani më 18 shkurt të vitit 2020 shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale, duke marrë mbi 50 për qind të votave, derisa zgjedhjet dyshohet se ishin manipuluar pavarësisht numrit të madh të komisionarëve.

Rivali kryesor i Ghanit, Abdullah Abdullah. gjithashtu shpallë fitoren e tij. Në maj të atij viti, dyshja nënshkruajnë marrëveshjen për ndarjen e pushtetit – Ghani mbetet në postin e presidentit, kurse Abdullah merr nën menaxhim ekipin për të negociuar me talebanët.

Më 29 shkurt të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara në Doha nënshkruan marrëveshjen historike me talebanët që parasheh tërheqjen e të gjithë ushtarëve të huaj deri më 1 maj të vitit 2021, në këmbim të garancisë për siguri dhe një fillim i drejtpërdrejte të bisedimeve me tabelanët dhe autoritetet në Kabul.

Këto bisedime fillojnë në shtator, por dhuna ndryshoi gjithçka në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, më 1 maj të viti 2021 paralajmëruan fillimin e tërheqjes së 9.500 ushtarë të aleancës, përfshirë 2.500 amerikanë.

Aty shpërthejnë luftimet mes talebanëve dhe forcave qeveritare në rajonin Helman në jug të Afganistanit. Kah mesi i majit, amerikanët tërhiqen nga baza ajrore në Kandahar.

Trupat amerikane dhe ato të NATO-s kthehen më 2 korrik në bazën ushtarake të afganëve në Bagram, që njëherit shërbente si qendër e koalicionit që gjendej 50 kilometra në veri të Kabulit.

Presidenti Joseph Biden deklaron më 8 korrik, që tërheqja e ushtarëve amerikanë do të përfundojë më “31 gusht”.

Talebanët më 6 gusht marrin nën kontroll Zarange, qytetin kryesor të provincës në jugperëndim të Afganistanit. Dy ditë më vonë, marrin nën kontroll edhe qytetin e madh të Kunduzit.

Washingtoni dhe Londra më 12 gusht njoftojnë se po dërgojnë disa mijëra ushtarët në Kabul, për shkak të evakuimit të diplomatëve dhe shtetasve të tyre.

Të nesërmen, talebanët marrin nën kontroll qytetin kryesor të provincës Logar, vetëm 50 kilometra në jug të Kabulit, ku pasoi edhe marrja e Lashkar Gah, qytet në Helmand si dhe Kandaharin, qytetin e dytë për nga madhësia në këtë vend.

Më 14 gusht, talebanët marrin nën kontroll Mazar-i-Sharif, qytetin e fundit në veri të vendit që kontrollohej nga forcat qeveritare.

Një ditë më vonë, talebanët futen në kryeqytetin e Afganistanit – Kabul dhe atë pa luftë. Marrin nën kontroll pallatin presidencial, pasi që presidenti Ghani ishte larguar nga vendi.

Rënia e Kabulit ka krijuar një lloj paniku, pasi mijëra banorë tentuan të ikin. Shumë prej tyre ia mësynë aeroportit, ku forcat perëndimore po organizojnë evakuimin e shtetasve të tyre.

Më 16 gusht, flamuri amerikan hiqet nga ambasada amerikan në Kabul. Në anën tjetër, aeroportin e siguronin ushtria amerikane. E Washingtoni dhe aleatët e saj u kanë bërë thirrje talebanëve të lënë qytetarët të largohet – kuptohet ata që dëshirojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori