Rëndësia e PRF-së në ruajtjen e kreshtës alveolare pas nxjerrjes së dhëmbit

Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
tel. +38344559287
Heqja e dhëmbëve ndonjëherë është e nevojshme për shkak të dhimbjes, infeksionit, humbjes së kockës ose për shkak të frakturës së dhëmbit
Kocka që mban dhëmbin në vend (alveola) shpesh dëmtohet nga infeksioni, duke rezultuar në deformim të nofullës pas nxjerrjes së dhëmbit.
Përveç kësaj, kur nxirren dhëmbët, kocka dhe mishrat përreth mund të tkurren dhe të tërhiqen shumë shpejt, duke rezultuar në paraqitjen e defekteve dhe duke shkaktuar një kolaps të buzëve dhe faqeve.
Këto defekte të nofullës mund të krijojnë probleme të mëdha kur paraqitet nevoja të vendosni implante dentare, ura ose proteza. Deformimet e nofullës nga heqja e dhëmbëve mund të parandalohen dhe riparohen me një procedurë të quajtur ruajtja e kreshtës alveolare. Kjo procedurë mund të përmirësojë shumë pamjen e buzëqeshjes suaj dhe të rrisë mundësit tuaja për implante të suksesshme dentare.
Procedura e ruajtjes së kreshtës alveolare pas nxjerrjes se dhëmbëve!
Pasi të nxjerrët një dhëmbë nga kocka e nofullës, kirurgu oral vendos një membranë dhe transplant kockor brenda folesë tashmë të zbrazët. Grafti mund të vijë nga trupi juaj ose mund të jetë sintetik.
Pasi alveola të jetë e mbushur me graftin e vendosur, indet e mishit të dhëmbëve qepen mbi të.
Përdorimi i membranës nga plazma e pasur me fibrinë (PRF) pas nxjerrjes së dhëmbëve mund të përshpejtojë procesin e shërimit të kreshtës alveolare brenda 6-8 jave.
PRF përshpejton shërimin e indeve të buta dhe rigjenerimin e kockave, të cilat janë bazat e trajtimit të suksesshëm dhe afatgjatë të implantit dentar.
Benefitet e PRF-së në ruajtje e kreshtës alveolare pas nxjerrjes së dhëmbit?
Parandalon alveolitin e thatë
Alveoliti i thatë është një gjendje e dhimbshme që shpesh shfaqet si një efekt anësor pas nxjerrjes së dhëmbit në një alveole të pashëruar. Gjendja ndodh kur koagulimi i gjakut zhvendoset nga alveola, duke ekspozuar nervin e ndjeshëm që gjendet poshtë saj. Pa trajtim, alveola mund të infektohet, duke shkaktuar dëmtime në kockën e nofullës, indet dhe dhëmbët e afërt.
Ruajtja e kreshtës alveolare bëhet për të shmangur këtë situatë dhe për të zvogëluar rrezikun e dhimbjes ose infeksionit pas nxjerrjes së dhëmbit.
Ruajtja e kockës alveolare
Mund të ndihmojë në ruajtjen e strukturës dhe shëndetit të kockës së nofullës. Procedura përfshin vendosjen e materialit të transplantit kockor apo membranës nga plazma e pasur me fibrinë (PRF) në alveolën e zbrazët.
Mbulimi i alveolës shmangë resorbimin e kockës pavarësisht nga humbja e stimulimit nga rrënja natyrale e dhëmbit. Kjo gjithashtu mund të ndalojë dhëmbët tjerë që të lëvizin nga pozicionet e tyre dhe të shkaktojnë keqpërputhje dentare.
Vendos themelet për restaurimet e ardhshme dentare
Ruajtja e kreshtës alveolare pas nxjerrjes së dhëmbëve mund të rrisë shanset për zëvendësim të suksesshëm të dhëmbëve me opsione si ura ose implante dentare. Mund të jetë poashtu e dobishme për ata që zgjedhin protezat.
Për të vendosur implante, duhet të ketë një sasi minimale të kockës për t’i mbajtur ato të qëndrueshme dhe funksionale. Pa kockë adekuate, recesioni i mishrave të dhëmbëve dhe humbja e kockës alveolare përfundimisht do të çojnë në dështimin e implantit. Procedura e ruajtjes së kreshtës alveolare pas nxjerrjes së dhëmbëve siguron që pacientët të kenë një kockë të shëndetshme për të mbështetur një implant dentar.
Ruajtja e kreshtës alveolare pas nxjerrjes së dhëmbëve mund të përmirësojë estetikën e urës dentare.
Edhe te protezat dentare niveli i volumit të kockës së nofullës ndikon në përshtatjen dhe qëndrueshmërinë e protezës. Kirurgu oral mund të vendosë graftet e ruajtjes së kreshtës alveolare gjatë nxjerrjes së dhëmbit përpara se të vendosë protezat. Kjo lejon që mishrat të shërohen siç duhet dhe siguron që nofulla të jetë mjaft e fortë për mbajtjen e protezave.
Mesazhi im
Benefitet e trajtimit me plazmë të pasur me fibrin (PRF) në ruajtjen e kreshtës alveolare, janë shumë të mëdha në shërimin e plagës dhe ruajtjen e kockës pas nxjerrjes së dhëmbëve, poashtu ka edhe efekt antibakterial dhe antihemorragjik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shenjat që tregojnë se do të keni një sulm paniku

Një truk i thjeshtë me limon mund të ndihmojë gjatë sulmeve të panikut

Diseksioni i Aortës – çfarë është dhe si parandalohet?

Çfarë e shkakton shfaqjen e njollave të bardha në thonj

Klinika Zhan Mitrev tregon se cilat janë ushtrimet e duhura për një shëndet më të mirë

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çaj çdo ditë

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias