LAJMI I FUNDIT:

Renault sërish pezullon prodhimin në Moskë

Renault sërish pezullon prodhimin në Moskë

Prodhuesi francez i veturave Renault ka njoftuar se po pezullon edhe një herë punën në fabrikën në Moskë.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës i bëri thirrje kompanisë franceze të veturave dhe kompanive të tjera që të largohen nga Rusia, ndërsa iu drejtua parlamentit francez përmes videolidhjes.


Zelensky i drejtohet Asamblesë Kombëtare të Francës: Nuk po mund t'i varrosim të afërmit në mënyrë adekuate
Lexo po ashtu Zelensky i drejtohet Asamblesë Kombëtare të Francës: Nuk po mund t'i varrosim të afërmit në mënyrë adekuate

“Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve”, u tha ai deputetëve francezë.

Renault kishte rifilluar operimet në Moskë këtë javë, pas ndërprerjes së punës pas agresionit në Ukrainë.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, ajo theksoi se tashmë ishte në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë. /Telegrafi/