LAJMI I FUNDIT:

Renault Megane E-Tech më i lirë se kurrë

Renault Megane E-Tech më i lirë se kurrë

E gjithë linja e Renault Megane E-Tech ka marrë një ulje çmimi prej 500 paundëve (584 euro), duke e çuar çmimin e modelit tërësisht elektrik në 33,995 paund (39,748 euro), më i liri që ka qenë ndonjëherë.

Por, Renault nuk është ndalur me kaq; tani çdo Megane E-Tech është i pajisur me një pompë nxehtësie që kursen energji dhe ndihmon në ngrohjen e veturës kur moti është i ftohtë, përcjell Telegrafi.


Pompa e nxehtësisë i bashkohet listës së gjatë të standardeve të reja të Megane ku përfshihen drita LED, fshirëse automatike, një ekran dixhital, ulëse me ngrohje, timon me ngrohje, kamerë e pamjes së pasme dhe veçori si asistenca e mbajtjes së korsisë dhe frenimi autonom emergjent.

Gjithashtu, Renault ka edhe një ekran me prekje që përdor sistemin më të fundit info-argëtues OpenR Link.

Ndryshe, ky model ofrohet me një motor elektrik me 217 kuaj fuqi i cili mundësohet nga një bateri 60 kWh. /Telegrafi/