Vetëm pak ditë më parë Renault Clio i Ri ishte shpallur nga “Euro NCAP” si vetura më e sigurt e kategorisë supermini.
Ndonëse ky sukses është i jashtëzakonshëm, Renault sapo ka dëshmuar se është i pa konkurrent.
Katër modele të Renault – Dacia dhe Alpine – kanë fituar çmime gjatë ceremonisë prestigjioze “What Car?”. Qysh prej vitit 1978, kjo ceremoni është ndër më të respektuarat në Mbretërinë e Bashkuar në industrinë automobilistike.
Dacia ka korrë sukses të dyfishtë në ceremoninë “What Car?” duke fituar çmime me Sandero dhe Duster. Për modelin Sandero, kjo ka qenë fitorja e tetë radhazi dhe ka fituar në kategorinë “Vetura më e mirë e vogël nën 12 mijë funte”. Sandero ofron efikasitet, komoditet, siguri dhe ka çmim të arsyeshëm. Sandero është plotësisht i njohur edhe në tregun tonë meqenëse është edhe vetura më e shitur në Kosovë qe dy vite radhazi.
Në foto: Dacia Sandero
Ndërkaq Duster, që njihet si vetura që “flet shqip” për të dytin vit radhazi ka marrë çmimin e “Veturës SUV më të mirë familjare nën 18 mijë funte”.
Disa prej karakteristikave të kësaj veture që vjen me ofertë fantastike nga Auto Mita për vetëm 14,990€ për pakon më të lartë Prestige, janë:
• Pakoja më e lartë “Prestige”
• Navigacion 7” me prekje
• Çelës inteligjent “Hands free”
• Multimedia sistem me ekran 7”
• Kamerë për parkim
• Sensorë parkimi prapa
• Sensorë të këndit të vdekur
• Xhamat e errët fabrikisht
• Klimë automatike
• Fellne alumini 17”, etj.
Në foto: Dacia Duster
Duster gjithashtu është një ndër SUV-at më të shitur në Kosovë dhe tani me këtë ofertë speciale përfitohen edhe 4x gomat e dimrit gratis si dhe sigurimi i parë KASKO gratis.
Renault ZOE i ri po ashtu ka triumfuar në “What Car?” duke e fituar titullin “Vetura më e mirë elektrike” dhe duke marrë nderime për kategorinë e “Veturës më të mirë elektrike nën 30 mijë funte”. Ky është viti i shtatë radhazi që ZOE nderohet me çmim në ceremoninë vjetore “What Car?”.
Përveç këtyre edhe Alpine A110 është modeli i katërt i Renault që ka fituar çmim në ceremoninë e lartcekur, duke e rrëmbyer titullin e “Veturës Sportive të Vitit” për të dytin vit radhazi. /Telegrafi/
Numri i votuesve
Vota të përpunuara
Të vlefshme
Dalja në zgjedhje