LAJMI I FUNDIT:

Remi: Gjuajtja me armë, traditë që duhet arkivuar

Remi: Gjuajtja me armë, traditë që duhet arkivuar

Ish-komandanti i UÇK-së në Llap dhe ish-deputeti i Kosovës nga PDK-ja, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se gjuajtja me armë është traditë e përcaktuar me Kanun.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjuajtja me armë është traditë që duhet të arkivohet dhe jo të mbahet.


Postimi i plotë i Rrustem Mustafës:

“Traditat duhet arkivuar!

Gjuajtja me armë në ahengjet e ndryshme, është “traditë” e imponuar e kohëve të rënda për popullatën tonë. Kjo “traditë” u ndërtua për qëllimet e pushtetarëve që të kontrollojnë armët në duart e qytetarve… Nuk është “traditë” që duhet mirëmbajtur tek ne shqiptarët, pra duhet arkivuar”, (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/