LAJMI I FUNDIT:

Remenski: Që të bëhet çfarëdo lloj ndryshimi në Regjistrin qendror, sindikatat t’i dorëzojnë dokumentet përmes MPPS-së

Remenski: Që të bëhet çfarëdo lloj ndryshimi në Regjistrin qendror, sindikatat t’i dorëzojnë dokumentet përmes MPPS-së

Sindikata e pavarur akademike sot e mbajti Kongresin e parë, prej se është regjistruar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Regjistrin Qendror.

Në kongres mbajti fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski e cila u kthye në vlerën e funksionimit të pavarur të sindikatave, kohëzgjatjen dhe procedurën për regjistrim të sindikatave, si dhe përkrahjen të cilën Ministria e punës dhe politikës sociale e jep në këtë periudhë në shikim të organizimit sindikal dhe përparimin e të drejtave të punës.


Ajo e sqaroi procedurën në Ministri për regjistrim në Regjistrin e sindikatave dhe tha se që të bëhet çfarëdo lloj ndryshimi në Regjistrin qendror ose që të regjistrohet subjekt i ri si sindikata qytetare ose organizatë e re sindikale ose filiale, nevojitet përfaqësuesit e punëdhënësve (sindikatat) t’i dorëzojnë dokumentet përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale t’i shqyrtojë, të njëjtat t’i kontrollojnë nëse janë sipas dispozitave të ligjit dhe Statusit të subjektit juridik – sindikata dhe të njëjtat i zbaton deri te Regjistri qendror.

Në rast kur ka disa, parregullsi, për to komeptentët e Ministrisë komunikojnë me personat përgjegjës në sindikata dhe gabimet korigjohen derisa janë nga natyra teknike, ndërsa punët që nuk janë në pajtim me Ligjet ose Statuset nuk lejohen të zyrtarizohen. Këto procedura nuk duhet të zgjasin kohë të gjatë, përkatësisht jo më shumë se 30 ditë. /Telegrafi/