LAJMI I FUNDIT:

Rektori Marjan Demaj nderohet me titullin “Krenaria e Mirditës”

Rektori Marjan Demaj nderohet me titullin “Krenaria e Mirditës”

Akademia Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”, në takimin jubilar të mbajtur dje në Pallatin e Muzeut Kombëtar në Tiranë, ka organizuar veprimtarinë “Festë çmimesh dhe titujsh nderi”, ku nderuan personalitetet më me zë nga kjo trevë.

Titulli “Krenaria e Mirditës”, çmimi më i lartë i Akademisë, iu nda rektorit të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Demaj, për kontribute të larta kombëtare në arsimin dhe kulturimin e të rinjve shqiptar – kontributor në pajtimin dhe paqëtimin kombëtar.


Rektori Demaj, në fjalën e tij përshëndetëse, fillimisht shprehu ngushëllime për viktimat e tragjedisë të tërmetit që goditi një pjesë të Shqipërisë, duke informuar njëherësh për aktivizimin që kanë treguar studentët dhe stafi i UP-së, të cilët përmes ekspertizave dhe vullnetarizmit, kanë kontribuuar në tejkalimin e pasojave që la ai. Në anën tjetër, ai u shpreh shumë i lumtur për nderimin që i është bërë me ndarjen e këtij çmimi.

“Ky çmim është shumë i veçantë për mua sepse në venat e mija qarkullon gjak mirditor, ngaqë nëna ime ishte mirditore. Nga ajo mësova shumë vlera të çmueshme të mirditorëve, të cilat më ndihmuan në formësimin tim dhe me inspiruan gjatë gjithë jetës sime. Nëna ime i mbylli sytë për herë të fundit pa i takuar kurrë të afërmit e saj”tha Demaj.

Titullin Krenaria e Mirditës, rektorit Demaj, ia dorëzoi kryetari i Akademisë, Pjetër Marku, ndërkaq aktiviteti u organizua nën patronatin e Bashkisë së Mirditës.

Në këtë aktivitet, me tituj nderi post-mortum, u nderuan edhe profesor Anton Çeta dhe akademik Zef Mirdita, të dy me prejardhje mirditore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori