LAJMI I FUNDIT:

Rektorati vendos që të fillojë me avancimet akademike (Video)

Rektorati vendos që të fillojë me avancimet akademike (Video)

Problemet ndërmjet ish-rektorit Ramadan Zejnullahu dhe senatit të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës kanë ndikuar në zvarritjen e 390 lëndëve të zyrtarëve të UP-së, që presin zgjedhje ose avancim akademik.

Për një vit e gjysmë, askush nuk u ka komunikuar asgjë zyrtarëve të UP-së, që presin vendime për kërkesat e tyre, raporton KTV.


I gjendur në këtë situatë, menaxhmenti i ri i UP-së i ka kërkuar inspektoratit të punës kërkesë për të parë nëse UP-ja ka bazë ligjore për të anuluar tërësisht konkursin e janarit të vitit 2015 për avancimin e profesorëve.

Këtë përgjigje ka kërkuar edhe KTV-ja nga kryeinspektori Basri Ibrahimi, por ai nuk ka dashur të prononcohet.

“Të gjitha përgjigjet i kanë marrë zyrtarët e universitetit”, ka theksuar Ibrahimi.

E prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti, ka thënë se inspektorati nuk ka ndihmuar asgjë në këtë aspekt.

Të gjendur në këtë situatë, senati ka vendosur që ta vazhdojë këtë konkurs, vetëm që të mos zvarriten më lëndët.

Gjithçka filloi para një viti e gjysmë, ku ish-rektori Zejnullahu u deklarua se nuk do të lejonte zgjedhjen dhe avancimin e profesorëve, nëse nuk i përmbush rregullat e statutit e që kushtet për emërimin dhe avancimin në çfarëdo titulli të personelit akademik, janë kualifikimet përkatëse dhe përvojat relevante për vendin e punës.

https://vimeo.com/171438034