LAJMI I FUNDIT:

Rekord reshjesh shiu në Central Park të New Yorkut – publikohen pamjet e dëmeve materiale

Rekord reshjesh shiu në Central Park të New Yorkut – publikohen pamjet e dëmeve materiale

Të mërkurën mbrëma, parku i famshëm i New Yorkut, Central Park regjistroi reshjet më të mëdha ndonjëherë në një orë që kur filluan regjistrimet në vitin 1889.

Midis orës 20:51 dhe 21:51 EST, parku regjistroi 8 centimetra, duke mundur rekordin e mëparshëm të vendosur vetëm muajin e kaluar, më 21 gusht, prej 4.9 centimetra.


Në Twitter, anëtari i këshillit të qytetit Mark Levine tha se një total prej 18.9 centimetrash ranë në park të mërkurën mbrëma.

“Meteorologët po e quajnë atë një ngjarje njëherë në 500 vjet”, tha ai. “Por sigurisht, ai standard duhet të hiqet plotësisht tani. Ne jemi në një territor të panjohur”, shtoi ai.

Ndryshe, shumë metro dhe rrugë janë përmbytur gjersa numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën prej 23 personave. /Telegrafi/