LAJMI I FUNDIT:

Rekomandohet që këtë frutë ta hamë rregullisht: Përveçse është e shijshme, është e shkëlqyeshme edhe për uljen e kolesterinës

Rekomandohet që këtë frutë ta hamë rregullisht: Përveçse është e shijshme, është e shkëlqyeshme edhe për uljen e kolesterinës

Duke marrë parasysh që edhe nutricionistët këshillojnë ta konsumojmë dhe që bëhet pjesë e pandarë e ushqimit tonë, do të nxitoni ta blini!

Kolesterina e lartë mund të jetë shumë e rrezikshme dhe është një nga shkaktarët të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, megjithatë, ju mund të parandaloni sëmundje të ndryshme, duke u kujdesur për ushqimin tuaj.


Faktori kryesor i rrezikut për kolesterinën e lartë është të ushqyerit, kurse ushqimi me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura kontribuon më së shumti.

Megjithatë, ushqimi mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterinës, transmeton Telegrafi.

Nutricionistja Shona Wilkinson rekomandon të shtoni pjeshkë në ushqimin tuaj, nëse jeni të shqetësuar për nivelet tuaja të kolesterinës.

“Pjeshkat janë të shkëlqyera për të mbajtur nën kontroll nivelet e kolesterinës. Ato kanë nivele të ulëta yndyrore të ngopura dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave”, shpjegoi ajo.

“Fibrat e tretshme kanë aftësinë të lidhen me kolesterolin në traktin tretës, duke parandaluar përthithjen në gjak. Kjo zvogëlon sasinë e kolesterolit të disponueshëm për trupin për t’u përdorur ose ruajtur”, thotë ajo.

Gjithashtu, fibrat rritin sekretimin e acideve biliare. Fibra e tretshme gjithashtu mund të rrisin sekretimin e acideve biliare.

Trigliceridet e ngritura “vrasin” në heshtje! Do të vini re një simptomë në lëkurë, dhe ja si zbresin pa ilaçe!
Lexo po ashtu Trigliceridet e ngritura “vrasin” në heshtje! Do të vini re një simptomë në lëkurë, dhe ja si zbresin pa ilaçe!

“Acidet biliare prodhohen nga kolesteroli në mëlçi dhe janë të rëndësishme për tretjen. Kur fibrat lidhet me acidet biliare në zorrët, ato nxisin eliminimin e tyre nga trupi. Kjo inkurajon mëlçinë të përdorë më shumë kolesterol për të prodhuar acide të reja biliare, duke ulur kështu nivelet totale të kolesterolit”.

shutterstock

Ilaçet për kolesterinën mund të kenë edhe efekte anësore!
Lexo po ashtu Ilaçet për kolesterinën mund të kenë edhe efekte anësore!

Fibrat gjithashtu ngadalësojnë tretjen

“Ushqimet e pasura me fibra, si pjeshkat, marrin më shumë kohë për t’u tretur sesa ushqimet e përpunuara. Tretja e ngadaltë ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe parandalon rritjen e shpejtë të insulinës që mund të kontribuojë në prodhimin e kolesterolit në trup”, shpjegoi Dr. Shona.

Një studim, i publikuar në vitin 2013, zbuloi se pjeshkat janë ndër frutat që ulin kolesterolin për shkak të përmbajtjes së tyre flavonoid dhe stilbene. Për të ulur nivelin e kolesterolit, rekomandohet:

▪ Dieta e shëndetshme dhe e ekuilibruar; reduktoni marrjen e yndyrave të ngopura
▪ Ushtrime të paktën 150 minuta në javë
▪ Lënia e duhanit
▪ Zvogëlimi i marrjes së alkoolit.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori