Pasi bashkëpunoi me britanikët e njohur si, Skepta, Harry Kane e Kurupt FM, për videon “Nothing Beats a Londoner”, kompania Nike në videon e re reklamuese ka angazhuar yje të tjera, si Kevin Hart e Kobe Bryant.

Në videon me titull “Choose Go”, aktorit dhe ish-basketbollistit, paraqiten edhe Bill Nye, Odell Beckham Jr. e Simone Biles.

Po ashtu, pjesë e videos janë edhe futbollistët e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe.

Qëllimi i përbashkët i të gjithëve është që ta shpëtojnë botë, pasi planeti Tokë ka ndalur së rrotulluari.

Për ta bërë këtë, yjet nxisin popullatën botërore që të vrapojë në të njëjtin kah me atletet Nike React.

Pos videos së re, Nike ka paralajmëruar edhe gjëra të tjera, siç janë audio programet për përdoruesit e aplikacionit Run Club, të cilët do të jenë në dispozicion nga 2 marsi.

Kobe dhe Hart e njohin njëri-tjetrin edhe personalisht qe një kohë të gjatë. /Telegrafi/