LAJMI I FUNDIT:

Reka: ‘Haraçi’ do të ndikojë në datën për bisedime, mund të thellohet skepticizmi i vendeve anëtare

Reka: ‘Haraçi’ do të ndikojë në datën për bisedime, mund të thellohet skepticizmi i vendeve anëtare
Foto: AIM

Ish-kandidati për president dhe ish-ambasadori Blerim Reka nuk pret që në tetor të kemi datë për fillimin e negociatave me BE-së. Në një prononcim për Tv21 ai vlerëson se skandali i fundit “Reket” do ta vështirësoje bindjen e vendeve skeptike për të dhënë notë pozitive për vendin në samitin e Këshillave të ministrave në Bruksel.

“Konsideroj vërtetë se ky skandal vetëm mund ta vështirësojë bindjen edhe ashtu skeptike të tre shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që në tetor të japin mendim pozitiv. Në mes të qershorit kur u refuzua data për fillimin e negociatave dhe muajit tetor, po kalojnë 3 muaj brenda të cilit shpërtheu skandali i zhvatjes që mund të themi se me bisedat që kam me diplomatë të huaj nuk jep shpresë se kjo mund të notohet pozitivisht në Samitin 16 tetorit në Bruksel”, tha Blerim Reka, ish-ambasador në BE.


Ndërkohë dje Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se “Reketi” nuk do të jetë pengesë që në tetor të marrim një datë për në BE.

“Në këtë moment nuk është, ky është vlerësimi im, se nuk do të bëhet as deri në fund të vitit për shkak se atë që e kanë bërë deri më tani organet kompetente shtetërore është një reagim adekuat”, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Duke komentuar zhvillimet e fundit Reka tha se është shumë e rëndësishme që sa më shpejt të merret vendim për rastin Reket dhe data e Samiti të mos e gjejë të papërfunduar këtë rast. Ai gjithashtu shprehet skeptik edhe për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe negociatave mes opozitës dhe pushtetit./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori