LAJMI I FUNDIT:

Reguilon dhe Dier, heronjët në ndeshjen Newcastle – Tottenham: Dyshja e Spurs sinjalizuan se një tifoz kërkon ndihmë urgjente

Reguilon dhe Dier, heronjët në ndeshjen Newcastle – Tottenham: Dyshja e Spurs sinjalizuan se një tifoz kërkon ndihmë urgjente

Në takimin mes Newcastle United dhe Tottenhamit në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier, ndodhi një moment tejet i frikshëm.

Derisa po kalonte minuta e 40-të dhe rezultati i takimit ishte 2-1 për Spurs, ndeshja u ndërpre.

Sergio Reguilon dhe Eric Dier iu afruan me shpejtësi gjyqtarit për t’i kërkuar ta ndalonte për një moment përballjen.

Tifozët e Newcastles krijuan një atmosferë të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Tottenhamit - fillon epoka e re për klubin
Lexo po ashtu Tifozët e Newcastles krijuan një atmosferë të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Tottenhamit - fillon epoka e re për klubin

Mbrojtësi spanjoll bëri me shenjë nga tribunat se një tifoz ka rënë pa ndjenja dhe i duhej ndihmë.

Stafi mjekësor mori leje nga gjyqtari që të nxitonte dhe të shkonte afër tifozit që t’i jepej ndihma e parë.

Aty u mësua se ai ka pësuar sulm në zemër dhe do duhej më shumë kohë që të trajtohej.

Ai u dërgua me ndihmë të shpejtë në spital, derisa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur, ndërsa sfida mes Newcastle United dhe Tottenhamit vazhdoi për shtatë minuta lojë shtesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori