LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet prania e akrepave në malin Sharr

Regjistrohet prania e akrepave në malin Sharr

Mali Sharr është i njohur për bukuritë e rralla natyrore, me të cilat mburet Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, vende të cilat ndajnë këtë masiv në tre pjesë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më së tepërmi, këto bukuri i shijojnë ata që jetojnë pranë këtij vargmali, e sidomos ata që jetojnë në fshatërat e tij.


Të dhënat e florës dhe faunës, tregojnë për një prani të llojeve të ndryshme të tyre. Kur bëhet fjalë për faunën, thuhet se në malin Sharr i gjenë arushat, dhelprat, ujqit, ketrat, baldozat, dhitë e egra, derra të egër, drera, shqiponjat e arta, skifterat, si edhe lloje të tjera.

Sivjet, në malin Sharr është hasur përsëri prania e Akrepit, diçka që nuk është raportuar më herët. Këto akrepa janë gjetur nga shoqata ekologjike ”Ekonatyra”, e cila shpreson që një ditë të evidentojë edhe praninë e rrëqebullit, që tashmë është dokumentuar se jeton në malet e Shqipërisë dhe Kosovës./Telegrafi/