LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme konfirmon dënimin ndaj Zoran Gjokiqit për krime lufte

Gjykata Supreme konfirmon dënimin ndaj Zoran Gjokiqit për krime lufte
Foto: Arkiv

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Zoran Gjokiq, për shkak të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile, në seancën e mbajtur më 15 shkurt 2022, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktgjykimin PS.nr.15/2019, të dënuarin Z.Gj. e ka shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 12 vite.


Apeli vërteton dënimin me 12 vite burgim për krime lufte ndaj Zoran Gjokiq
Lexo po ashtu Apeli vërteton dënimin me 12 vite burgim për krime lufte ndaj Zoran Gjokiq

Në procedurën ankimore, edhe Gjykata e Apelit-Departamenti Special, me aktgjykimin APS.nr.22/2021, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe të mbrojtësit të dënuarit Z.Gj., ndërsa aktgjykimin e shkallës së parë e ka vërtetuar.

Gjykata Supreme me aktgjykimin Pml.nr.19/2022, e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Z.GJ., duke vërtetuar se gjykatat e instancës më të ulët, drejt kanë zbatuar ligjin penal dhe se në veprimet e të dënuarit qëndrojnë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale, për të cilën është shpallur fajtor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori