LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kallëzimi penal i Trajkoviqit kundër Vuçiqit dhe Gjuriqit

Refuzohet kallëzimi penal i Trajkoviqit kundër Vuçiqit dhe Gjuriqit

Prokuroria Themelore në Beograd ka hedhur poshtë kallëzimin penal kundër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Kundër këtyre dyve kallëzim penal ka ngritur drejtoresha e Lëvizjes serbe Evropiane, Rada Trajkoviq.


Trajkoviq ka akuzuar Vuçiqin dhe Gjuriqin se ia kanë rrezikuar jetën sepse kanë dhënë informata publike në lidhje me dëshminë e saj në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ndryshe, siç ishte raportuar më herët, kallëzimin penal në emër të Rada Trajkoviqit e kishte bërë avokati i saj, Vladimir Gajiq.

Në kallëzimin penal thuhej se presidenti serb Vuçiq, në një konferencë për shtyp më 18 prill, ndër të tjera ka deklaruar se “historia e bashkimit të veriut dhe jugut të Mitrovicës është edhe një përpjekje e shqiptarëve për të hyrë në veri të ‘krahinës’ dhe të sundojnë me veriun e Kosovës, për çfarë po i ndihmon edhe Rada Trajkoviq me dëshminë e saj për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër, Gjuriq, siç thuhej në kallëzimin penal, “më 22 prill, mes tjerash, theksoi se ‘Rada Trajkoviq është vetëm njëra nga pjesëmarrësit e një fushatë të organizuar për rrënimin e reputacionit të shtetit [Serbisë] dhe institucioneve të tij”.

Sipas kallëzimit penal, Vuçiqi dhe Gjuriq kanë kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë, kurse Gjuriq edhe veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së procedurës.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte bërë të ditur se Rada Trajkoviq është marrë në pyetje si dëshmitare, por dëshmia e saj nuk ishte vendimtare për arrestimin dhe paraburgimin e dy të dyshuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori