LAJMI I FUNDIT:

Refugjatët në Idomeni me këngë heqin mërzinë(Foto/Video)

Refugjatët në Idomeni me këngë heqin mërzinë(Foto/Video)

Kriza e refugjatëve në Idomeni po thellohet ashtu siç po përkeqësohen kushtet atmosferike. Rreth 12 mijë refugjat janë bllokuar në baltë dhe mbeturina në kampin për refugjatë në Idomeni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një ditë ndryshe, e nisur nën tingujt magjik të pianos, është zbardhur sot në kampin Indomeni ku refugjatët përballen çdo ditë me luftën për ekzistencë, nën mungesën e ushqimit, kushtet e vështira atmosferike dhe rrezikun nga sëmundjet.


Në një video të kanalit televiziv “Ruptly” shihen fëmijë të shtrirë në rrugën e trenit, të cilët mbajnë parulla, në të cilat shkruan: “Te hapen kufijtë” dhe“Ndoshta jemi fëmijë dhe nuk dimë shumë, por besojmë se sjellja e dikuj pa respekt sepse ka lindur diku tjetër në planet është racizëm.

Shërbimet shëndetësore po mundohet t’i përmirësojë kushtet higjienike.

Është tronditëse edhe skena e refugjates së re nga Siria, Nur Al Izam, e cila pas një kohe të gjatë arriti të luajë në piano në mes baltës në Idomeni.

“Shpresoj se do të kemi paqe në Siri dhe njerëzit do të mund t’i kalojnë kufijtë dhe të jetojnë të lirë dhe askush më të mos vuaj”, tha Nur për gazetarët.

Pianon në kamp e ka sjellë artisti kinze Aj Ajvevej, i cili është afër refugjatëve në kamp./Telegrafi/Idomeni 1Idomeni 2Idomeni 4