LAJMI I FUNDIT:

Reece James nuk dorëzohet për Botërorin: Do ta bëj maksimumin, pastaj varet nga trajneri

Reece James nuk dorëzohet për Botërorin: Do ta bëj maksimumin, pastaj varet nga trajneri

Reece James i dha një goditje të madhe Anglisë kur u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Milanit.

Mbrojtësi i djathtë anglez ishte në top formë, por një lëndim në gju bëri që ai t’i nënshtrohej një operimi dhe të rrezikojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botërorë.


Gjithsesi anësori i Chelseat nuk dorëzohet dhe ka ende shpresa se mund t’ia dalë të bëhet gati për në Katar.

Në një intervistë për The Sun, Reece James ka thënë se i duhet të punojë shumë në javët e ardhshme që të jetë gati, pastaj trajneri Southgate do të vendosë nëse do ta ftojë ose jo.

“Më duhet të punoj shumë javët e ardhshme për të parë më pas gjendjen në momentin kur trajneri Southgate do të publikoj listën e të grumbulluarëve”.

“Do të përpiqem në maksimum që të mos mbetem jashtë Botërorit, tani është shpejt të flasim për diçka të sigurt. Kam kaluar dy javë duke u marrë me rehabilitimin dhe stafi i Chelseat nuk më ka komunikuar cilat janë shanset e mia për në Botëror”.

22-vjeçari ka thënë se edhe nëse nuk ftohet nuk do t’i mbetet peng, pasi e di se do të bëj maksimumin për të qenë gati.

“E gjitha varet shumë nga mënyra si unë do të ndjehem dhe koha në të cilën do të shpallet lista. Por, është e vështirë pasi bëhet fjalë për një lëndim që mund të marrë shumë kohë dhe vjen në një periudhë shumë të çuditshme”.

“Sa më përket mua unë do të jap më të mirën time dhe nëse nuk ia dal nuk do të më mbetet peng asgjë pasi e di se kam bërë maksimumin”, u shpreh James.

Anësori ka pasur një sezon të fantastik deri më tani me Chelsean, ku në 11 ndeshje shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime. /Telegrafi/