LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Jemi afër për t’i siguruar votat për demarkacionin

Reçica: Jemi afër për t’i siguruar votat për demarkacionin

Ratifikimi i vijës kufitare me Malin e Zi pritet të bëhet këtë javë, meqë koalicioni qeverisës tanimë është shumë afër për të siguruar votat e mjaftueshme.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica u shpreh se të gjithë liderët partiakë e institucionalë janë duke bërë punë intensive që demarkacioni të votohet këtë javë.

“Jemi duke punuar intensivisht edhe liderët partiakë, edhe institucionalë edhe deputetët veç e veç për këtë javë të sigurohen votat për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi, gjegjësisht për ta ratifikuar marrëveshjen. Besoj se jemi shumë afër për t’i siguruar votat”, tha ai.

Ndërkaq, analisti, Rrahman Paçarizi konsideron se në këtë frymë politike të bojkotimit të seancave të Kuvendit nga deputetët, jo vetëm demarkacioni po asnjë nga ligjet, madje as ato më të thjeshtat, nuk do të mund të procedohen për shqyrtim dhe kjo mund të ketë pasoja të mëdha për vendin.

”Me këtë klasë politike kaq të papërgjegjshme jo vetëm demarkacioni, por asnjë çështje e rëndësishme nuk do të mund të kalojë apo do të kalojë me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e vendit”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti se legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës duhet të shpërbëhet, analisti Paçarizi tha se ato deklarata bëhen për konsum të brendshëm dhe janë jo serioze.

Ai shtoi se të gjithë deputetët e Kuvendit përfshirë pozitë e opozitë janë të papërgjegjshëm në raport me detyrat dhe qytetarët e vendit.

“Është e papranueshme që interesat politike t’i aktivizojnë, t’i mobilizojnë kaq skajshmërisht në raport me interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, deklaratat e zotit Hoti duhen trajtuar të tilla çfarë janë, deklarata për konsum të brendshëm”, tha ai.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë për ratifikimin e demarkacionit gjatë kësaj jave.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori