LAJMI I FUNDIT:

Recetë për çorbën, e cila, thonë, shëron madje edhe kancerin

Recetë për çorbën, e cila, thonë, shëron madje edhe kancerin

Kjo çorbë përgatitet lehtë, por thonë që ndihmon në preventivën dhe shërimin e shumë sëmundjeve, madje edhe të disa llojeve të kancerit.

Gjithashtu, forcon imunitetin dhe pastron veshkat.


Gjoja, receta rrjedh nga mjeku i lashtë grek Hipokrati, mirëpo për popullaritetin e kësaj çorbe meritën e ka mjeku gjerman, Max Gerson, i cili në vitin 1932 ka shpikur programin e ushqimit me emrin “Terapia e Gersonit”, në të cilën është përfshirë edhe çorba e Hipokratit.

Për ta pasur çorba efektin më të mirë për shëndetin e njeriut, është me rëndësi që të përgatitet në temperaturë sa më të vogël, në shumë pak ujë.

Ena në të cilën zihet nuk bën të jetë nga alumini dhe patjetër duhet të jetë e mbuluar me kapak.

Edhe shtojcat janë të rëndësishme, prandaj këtu nuk lejohen improvizimet.

Përdorni vetëm disa nga këto shtojca: dafinë, koriandër, kopër, kumin, maraq, arrë muskati, rozmarinë, shafran, sherbele, estragon, temjan, hudhër, qepë dhe majdanoz, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

▪ selino e madhësisë mesatare (rrënja, jo fletët),
▪ majdanoz i madhësisë mesatare (rrënja),
▪ dy qepë (të madhësisë mesatare),
▪ tre presh (të madhësisë mesatare),
▪ hudhër (sasia sipas dëshirës),
▪ një lugë fletë majdanozi,
▪ 500 gramë domate,
▪ 500 gramë patate

Përgatitja:

Të gjitha perimet (pos hudhrës dhe erëzave), lani dhe pritni apo grini në rende. Qitni në tenxhere të thellë dhe qitni ujë sapo pak të zhyten.

Kur uji të vlojë, zvogëloni temperaturën dhe zieni një orë e gjysmë, derisa perimet të zbuten.

Pastaj shtoni hudhrën dhe erëzat sipas dëshirës dhe zieni edhe pesë minuta.

Çorbën mund edhe ta rikulloni, por nuk është e obligueshme.

Nëse përgatitni racione për dy ditë, çorbën mbajeni në frigorifer, mos e ngrohni para se ta shërbeni.

/Telegrafi/