LAJMI I FUNDIT:

Realizohet film dokumentar për guidat turistike të Pejës dhe Zubin Potokut, turizmi në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm

Realizohet film dokumentar për guidat turistike të Pejës dhe Zubin Potokut, turizmi në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm

Një reportazh dhe një raport i shkruar ku përmblidhen produktet turistike në Komunën e Pejës dhe atë të Zubin Potokut, janë lansuar në Pejë, në kuadër të projektit Turizmi në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Projekti në fjalë i financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ka përkrahur këto dy komuna, në kuadër të përpjekjeve për të lidhur këtë pjesë të rajonit me shtegun Via Dinarika, që fillin në Slloveni dhe përfundon në bjeshkët në mes të Shqipërisë dhe Greqisë.

Filmi është i koncentruar në via ferratat e ndërtuara në dy komunat që bëjnë një atraksion specifik, sidomos për shkak të urave të varura në të dyja vendet. Filmi është bërë nga gazetarja Sanja Svorlic, e cila udhëheqë një portal në gjuhën serbe dhe shqipe, të quajtur bota bardh e zi. Projekti është zbatuar nga “Marimangat” nga Peja dhe “Inter” nga Zubin Potoku.

Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë nga komuna si dhe guida dhe profesionistë të tjerë të tiurizmit në Kosovë.

Në linkun e mëposhtëm numund të gjeni filmin.