LAJMI I FUNDIT:

Realizohen matjet zyrtare, Paul dhe Fury me premtime të mëdha para meçit

Realizohen matjet zyrtare, Paul dhe Fury me premtime të mëdha para meçit

Jake Paul dhe Tommy Fury kanë realizuar matjet zyrtare për luftën e nesërme (e diel), duke konfirmuar më në fund se do të hyjnë në ring përballë njëri-tjetrit në Riad.

Nuk pati polemika në peshore me Paulin që erdhi me një peshë të ulët në karrierë (83 kilogramë) dhe Fury që kishte po aq –  me tetë kilogramë më i rëndë se matja e tij e fundit profesionale prillin e kaluar.


Peshimi është hapi i fundit në udhëtimin e gjatë të Paul dhe Furyt drejt një përplasjeje masive në Arabinë Saudite pas dy vitesh me lojëra fajlësh. Dhe përkundër faktit se Fury e ka ngritur peshën e tij vetëm që lufta të zhvillohet, më në fund do ia arrij qëllimit.

Jake Paul dhe Tommy Fury rrezikojnë burgun për shkeljen e ligjit saudit disa ditë para meçit
Lexo po ashtu Jake Paul dhe Tommy Fury rrezikojnë burgun për shkeljen e ligjit saudit disa ditë para meçit

“Koha e tij ka mbaruar, nesër mbrëma koha e tij ka mbaruar”, deklaroi Fury. “Jake Paul nuk do të jetë më në boks, unë do ta nokautoj këtë njeri në katër raunde”.

“Kjo ka qenë përvoja më e mirë e jetës sime, është një ëndërr e realizuar dhe nesër mbrëma bëhet më e ëmbël. Nesër mbrëma do të shihni pse mbiemri im është Fury dhe pse ne jemi më të mirët në këtë sport”.

Jake Paul - Tommy Fury: Data, ora dhe vendi ku do të zhvillohet meçi i shumëpritur
Lexo po ashtu Jake Paul - Tommy Fury: Data, ora dhe vendi ku do të zhvillohet meçi i shumëpritur

Paul ia ktheu: “Ai njeri nuk ka asgjë, ai aktron në skenë duke u përpjekur të sillet si vëllai i tij. Boksieri i tij profesionist po bie; është e lehtë, është e thjeshtë. Unë jam gati, i qetë dhe i vëmendshëm. Ai po dridhet, ju mund t’i shihni emocionet e tij, unë jam një vrasës. Biseda ka mbaruar, ne i kemi thënë të gjitha fjalët dhe është koha për të kuptuar të vërtetën”.

Dyshja u takuan për herë të fundit përpara meçit, me të dy boksierët që premtuan nokaut në fillim të duelit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori