Reali vendos përfundimisht shitjen e yllit të ri të skuadrës

Real Madrid pritet ta nxjerrë në shitje sulmuesin Gonzalo Garcian gjatë afatit kalimtar të verës. Dy klube të Bundesliga do ta ndjekin nga afër situatën e tij.
Sipas raportimeve të The Athletic, madrilenët po planifikojnë sezonin e ardhshëm pa 22-vjeçarin, pavarësisht se ai rinovoi kontratën deri në vitin 2030 vetëm në gusht.
Klubi mund të vendosë ta shesë lojtarin, potencialisht duke përfshirë një klauzolë riblerjeje – një praktikë e përdorur edhe me talente të tjera.
E për ta lënë të lirë, Los Blancos pritet të përfitojnë rreth 35 milionë euro.
Në javët e fundit, Garcia është lidhur me disa klube gjermane. Eintracht Frankfurt dhe VfB Stuttgart raportohet se kanë shfaqur interes për sulmuesin.

Madje, Stuttgart e kishte identifikuar atë si objektivin kryesor për repartin ofensivë gjatë merkatos së dimrit, por më pas transferoi Jeremy Arevalo nga Racing Santander. Megjithatë, interesimi për Garcían mund të rikthehet gjatë verës.
García ka pasur minuta të rregullta këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola në të gjitha garat. Megjithatë, vendi i tij në skuadër pritet të zëvendësohet nga talenti brazilian Endrick, i cili aktualisht është i huazuar te Olympique Lyon.
19-vjeçari po shkëlqen në Francë, duke regjistruar 12 kontribute në gola (6 gola dhe 6 asiste) në 16 ndeshje kampionati. /Telegrafi/





















































