LAJMI I FUNDIT:

Reali pranon gol në fund dhe pëson nga Alavesi

Reali pranon gol në fund dhe pëson nga Alavesi
Karim Benzema dhe Victor Laguardia (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Real Madridi ka pësuar humbje prej 1-0 në përballëjen e javës së tetë në La Liga, të zhvilluar si mysafir i Deportivo Alavesit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio de Mendizorroza, asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjente rrjetën në gjysmën e parë të takimit.


Karim Benzema dhe Jonathan Calleri i patën rastet më të mira për skuadrat e tyre në pjesën e parë.

Casemiro dhe Jonathan Calleri (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Në fraksionin e dytë, Casemiro, Ruben Duarte dhe Jony rrezikuan me shanset e tyre që nuk i konkretizuan.

Kur pritej që takimi të mbyllej pa gola, Manu Garcia ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur, për të shënuar me kokë (90’+5).

https://www.dailymotion.com/video/x6uy860

Ky ishte një hap i gabuar për Real Madridin, pasi Barcelona tash e ka mundësinë të shkëputet në krye të tabelës.

Nga ana tjetër, ky është një sukses i madh i për Deportivo Alavesin që është ngritur në pozitë të tretë në tabelë dhe ka pikë të barabarta me dy liderët (nga 14).

Në xhiron e ardhshme Reali është nikoqir i Levantes, kurse Alavesi luan si mysafir i Celta Vigos. /Telegrafi/