LAJMI I FUNDIT:

Reali ka gati 105 milionë euro plus Bale për Pogban

Reali ka gati 105 milionë euro plus Bale për Pogban

Real Madridi po planifikon të ofrojë shërbimet e Gareth Bale plus 90 milionë funte apo 105 milionë euro te Manchester Unitedi për mesfushorin Paul Pogba.

Pogba ishte në radarin e Realit gjatë gjithë verës së fundit, me mesfushorin që ka përshkruar një transferim të mundshëm në Bernabeu si “një ëndërr”.

Por, trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk ishte në gjendje të transferonte lojtarin e preferuar, pasi Unitedi qëndroi i fortë në çmimin e kërkuar prej 180 milionësh.


Lojtarët që i synoi Real Madridi në verë nuk po shkëlqejnë – situata aktuale e secilit me klubet e tyre
Lexo po ashtu Lojtarët që i synoi Real Madridi në verë nuk po shkëlqejnë – situata aktuale e secilit me klubet e tyre

Sipas mediumit El Desmarque, Mbretërit janë përsëri gati për tu kthyer në kërkim të shërbimeve të francezit.

Tani Reali thuhet se do t’i ofrojë Unitedit shërbimet e yllit uellsian Bale plus 105 milionë euro në këmbim të Pogbas.

Bale e dëshiron në janar largimin nga Real Madridi
Lexo po ashtu Bale e dëshiron në janar largimin nga Real Madridi

United deri më tani ka qenë i vendosur të mbajë Pogba, por kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021, kështu që ata mund të joshen për të fituar para në verën e ardhshme nëse çmimi është i duhur.

Në garë për francezin është përfolur edhe klubi italian, Juventus, ndërsa për Bale thuhet se ka oferta nga klubet tjera të Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori