LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi refuzon të përmbushë çmimin e kërkuar për Bellingham, Liverpooli gati ta ‘rrëmbejë’ yllin anglez

Real Madridi refuzon të përmbushë çmimin e kërkuar për Bellingham, Liverpooli gati ta ‘rrëmbejë’ yllin anglez
Bellingham lojtari më i vlerësuar nga CIES

Real Madridi po refuzon të përmbushë vlerën prej 150 milionë eurosh të Borussia Dortmund për Jude Bellingham, duke i hapur rrugë Liverpoolit në garë për transferimin e mesfushorit 19-vjeçar.

Ylli anglez pritet të largohet nga skuadra gjermane këtë verë, me interes të shfaqur nga klube elitare si Real, Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea.

Los Blancos e kanë vendosur Bellinghamin në krye të listës së dëshirave të tyre gjatë verës, ndërsa vazhdojnë të rindërtojnë mesfushën e tyre me talente të rinj si Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.


Sipas gazetës Sport, megjithëse mesfushori 19-vjeçar është objektivi kryesor i klubit mbretëror, ata nuk janë të përgatitur për të përmbushur çmimin e kërkuar nga Dortmundit.

Kjo mund të hapë derën për shumë klube që të marrin nënshkrimin e tij, duke përfshirë Liverpoolin, i cili dëshiron të forcojë mesfushën e tyre pas një fillimi të mjerueshëm të sezonit të ri.

Liverpooli thuhet se është gati të bëjë ofertën qysh në janar dhe raportet e mira mes klubeve mund të qojnë në një marrëveshje.

Në anën tjetër, Bellingham thuhet se është i interesuar të rikthehet në Angli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori