LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nuk ia ka idenë se si duhet mbrojtur titullin në La Liga – dështimet e tyre ndër vite

Real Madridi nuk ia ka idenë se si duhet mbrojtur titullin në La Liga – dështimet e tyre ndër vite

Për të gjitha gjërat e panjohura që po ndodhin përreth futbollit evropian për momentin, ka një gjë që ka qëndruar e njëjtë: paaftësia e Real Madridit për të mbrojtur titullin e LaLigës.

Pas një fundi të shkëlqyeshëm të sezonit 2019/20 i cili i pa ata të festonin titullin e tyre të 34-të në kampionat, skuadra e Zinedine Zidanes tani e gjen veten në vendin e tretë, 10 pikë larg udhëheqësit Atletico Madrid dhe tani pas Barcelonës në vendin e dytë me pikë të njëjta.

Këtu, ne shikojmë se si fushata e dobët e Real Madridit vazhdon trendin e katër mbrojtjeve të tyre të fundit për titullin e kampionatit.


2008/09: Schuster shkarkohet dhe 6-2

Pas një fillimi të shkëlqyeshëm të sezonit nën drejtimin e Bernd Schuster, skuadra u zhyt menjëherë para Krishtlindjes, pasi një humbje në Kupën e Mbretit u pasua nga një humbje 4-3 në shtëpi ndaj Sevillës, pas së cilës trajneri deklaroi se “duke mposhtur Barcelonën në Camp Nou tani është e pamundur”.

Dy ditë më vonë, ai u shkarkua dhe Juande Ramos arriti me një humbje 2-0 në Camp Nou. Diferenca midis skuadrës së Pep Guardiolas dhe Los Blancos ishte 12 pikë.

Megjithëse ekipi arriti të kthehej në fund për titull, këto shpresa u shuan me debaklin 6-2 në shtëpi kundër Barcelonës në prill, ndërsa rivalët e tyre të hidhur vazhduan të bëhen kampionë. Florentino Perez më pas u kthye si president.

2012/13: Lamtumirë Mourinho

Me Jose Mourinhon si trajner kryesor, Real Madridi përfundoi katër vjet dominimin e ligës nga Barcelona e Guardiolës në një edicion të jashtëzakonshëm 2011/12: ata ishin të parët në 30 nga 38 ndeshje, me vetëm dy humbje dhe një 121 gola të shënuara.

Sidoqoftë, sezoni vijues ishte një histori tjetër. Qysh në shtator, Cristiano Ronaldo doli me një deklaratë interesante.

“Unë jam i pakënaqur për shkak të një çështje profesionale dhe klubi e di se çfarë është”, kishte thënë ai.

“Prandaj nuk do të festoj gola, sepse nuk jam i lumtur. Njerëzit e dinë pse”.

Kur Sergio Ramos u zëvendësua kundër Manchester Cityt dhe kapiteni Iker Casillas u zëvendësua nga Diego Lopez, ata zhvilluan një takim me presidentin Florentino Perez, në të cilin ishin të qartë.

“President, ose je me Moun, ose ne”, kishin thënë ata.

Los Blancos humbën finalen e Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit dhe kurrë nuk e kërcënuan skuadrën e Tito Vilanovas në Barcelonë, e cila fitoi kampionatin me 15 pikë.

2017/18: Triumfi i Ligës së Kampionëve, por Zidane humbet entuziazmin e tij

Pa dyshim, sezoni 2016/17 ishte sezoni më i mirë nën Zidanen deri më tani, me dy formacione të këmbyeshme dhe një skuadër që vazhdoi për të fituar kampionatin dhe më pas Ligën e Kampionëve në Cardiff.

Sidoqoftë, në sezonin vijues, këto themele lëshuan vendin. Pas një fillimi indiferent të sezonit, deri në shkurt Real Madrid ishte 16 pikë larg Barcelonës, në vendin e tretë, dhe kjo diferencë mbeti në fund të sezonit. Për të vazhduar situatën e rëndë, ata u eliminuan në Kupën e Mbretit nga Leganes.

Edhe pse ata fituan për herë të tretë radhazi Ligën e Kampionëve me një fitore 3-1 ndaj Liverpoolit në Kiev, festimet u zbehën nga Cristiano Ronaldo duke deklaruar largimin e tij të mundshëm, si dhe ankesat e Gareth Bale për mosfillimin e ndeshjes.

Pas një sezoni rraskapitës, Zidane la postin e tij si trajner përpara se Cristiano ta ndiqte nga pas.

2020/21: Një ekip i padeshifrueshëm

Skuadra e Real Madridit është aktualisht e përhumbur dhe nuk kanë ecuri të fitoreve.

Megjithëse ata janë paraqitur mirë në ndeshje të mëdha, të tilla si fitorja në udhëtim ndaj Barcelonës dhe fitorja e fundit në shtëpi kundër Atletico Madridit, këto janë minuar nga pikët e rëna kundër kundërshtarëve të nivelit më të ulët. Kjo mungesë qëndrueshmërie ka qenë e dëmshme për sfidën e tyre për titull. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, ata kanë pësuar eliminime të hershme nga Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit.

Pasi gjenden në një ngjitje në një bjeshkë tepër të lartë për ta (kreu i tabelës në La Liga), Los Blancos do të kthehet përsëri në Ligën e Kampionëve në këtë muaj, aty ku takohen me Atalantën. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Ndërkombëtare
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin

Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin

Superliga
Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli

Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli

La Liga
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Premier League
Liverpooli ia cakton çmimin Harvey Elliott dhe tifozët nuk po iu besojnë syve

Liverpooli ia cakton çmimin Harvey Elliott dhe tifozët nuk po iu besojnë syve

Premier League
Kush është sensacioni më i ri i Sportingut, Conrad Harder: Chelsea e gatshme të paguajë 80 milionë euro

Kush është sensacioni më i ri i Sportingut, Conrad Harder: Chelsea e gatshme të paguajë 80 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori