Real Madridi në mesin e tri klubeve favorite për transferimin e yllit të Bayern Munich

Kërkimi i Real Madrid për një mbrojtës që ta sjellin verën e ardhshme po fillon të marrë formë. Me një numër klubesh që janë në kërkim të qendërmbrojtësve dhe me një numër të kufizuar mbrojtësish të nivelit të lartë të lirë, ‘Los Blancos’ duket se po pozicionohen për Dayot Upamecano.
Reprezentuesi francez ka kontratë që skadon vitin e ardhshëm dhe, pavarësisht disa sigurimeve publike nga drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl dhe presidenti Herbert Hainer, se janë optimistë për një marrëveshje të re, nuk ka asnjë siguri.
Së fundmi, raportet në Madrid shpjeguan se Upamecano ishte zgjedhja e preferuar në kryeqytetin spanjoll përpara Ibrahima Konate, por ata nuk ishin të sigurt për dëshirën e tij për t’u bashkuar me ta.
Sipas Christian Falk, gazetar i Bayern, ‘Los Blancos’ janë ndër tre klubet që mbeten ende në garë. Liverpool ka dalë jashtë kësaj gare, pasi janë të fokusuar te Marc Guehi.

Bayern duket qartë se shpreson ta zgjerojë kontratën e tij dhe marrëdhënia e Upamecanos me trajnerin Vincent Kompany mund të jetë vendimtare për vendimin e tij.
Paris Saint-Germain shpreson të shtojë një tjetër francez në radhët e tyre dhe ka ndikimin e vendlindjes së tij, ndërsa Real Madrid përshkruhet si “shumë të interesuar” për Upamecano.
Kur vjen puna te Konate, Liverpool kërkon një vendim nga ai sa më shpejt, pasi mund të shikojnë ta shesin në afatin e janarit për të shmangur humbjen e tij si lojtar i lirë./Telegrafi/


















































