LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi me lëvizje befasuese, planifikon rikthmin e dy legjendave në ekip

Real Madridi me lëvizje befasuese, planifikon rikthmin e dy legjendave në ekip

Raphael Varane dhe Casemiro mund të bëjnë një rikthim befasues nga Manchester United tek Real Madridi gjatë verës.

Teksa është lënë të kuptohet se United do t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh në ekip gjatë muajve në vazhdim, gjiganti anglez pritet që të shes disa lojtarë për të krijuar hapësirë për prurjet e reja.


Aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe po planifikon që të reduktojë buxhetin e pagave, para se të bëjë vlerësimin e të ardhurave, si pjesë e planeve të tij.

Sipas një raportimi nga ESPN, 11 lojtarë të ekipit të parë mund të shiten para fillimit të sezonit 2024/25, duke përfshirë Varanen dhe Casemiron.

Sidoqoftë, përkundër interesimit nga Liga Saudite për dyshen, që të dy lojtarët mund të rikthehen në Madrid, në rast se një marrëveshje arrihet mes palëve ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes.net.

Casemiro ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në 2025, me një opsion për ta zgjatur atë edhe për 12 muaj të tjerë, ndërsa po ashtu edhe kontrata e Varane skadon në 2025.

Real Madridi kësisoji mund të kërkojë rikthimin e tyre në ekip, në rast se Manchester United përgjysmon çmimin e kartonit të tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori