LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka gati ofertën 70 milionëshe për Cavanin

Real Madridi ka gati ofertën 70 milionëshe për Cavanin

Real Madridi po mendon të ofrojë 70 milionë euro për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Cristiano Ronaldo është larguar para disa javësh nga Real Madridi te Juventusi për një shifër mbi 100 milionë euro.


Por, ylli portugez ka lënë boshllëk të madh në sulmin e Mbretërve, të cilët që nga largimi i tij janë në treg për një ‘bomber’ të ri.

Tifozët e Real Madridit e votojnë Kanen si zëvendësues të Ronaldos, pas tij vijnë Icardi e Cavani
Lexo po ashtu Tifozët e Real Madridit e votojnë Kanen si zëvendësues të Ronaldos, pas tij vijnë Icardi e Cavani

Shumë emra të sulmuesve të mëdhenj janë lidhur me një kalim në Santiago Bernbabeu, por asnjëri nuk është materializuar deri më tani.

 Cavani është njëri nga sulmuesit më të mirë në qarkullim (Getty Images)

Sipas mediave spanjolle, Reali tani ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i PSG-së, Cavani.

Los Blancos po kërkojnë konkurrencë për Karim Benzeman dhe janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për sulmuesin uruguaian.

Cavani i hapur për t'i bashkuar me Real Madridin
Lexo po ashtu Cavani i hapur për t'i bashkuar me Real Madridin

Sulmuesi i Lyonit, Mariano Diaz dhe Robert Leëandoëski i Bayern Munich janë mundësi të tjera për sulmin madrilen.

Deri në mbylljen e afatit kalimtar veror në Spanjë kanë mbetur edhe 12 ditë, pasi 31 gusht është data e fundit e regjistrimit të transferimeve. /Telegrafi/