Pairs Saint-Germain mund të detyrohet të shesë njërin nga yjet e tyre të skuadrës për shkak të Fair Play Financiar.

UEFA po heton aktualisht blerjet e gjigantit francez si Neymar dhe Mbappe, lëvizje të mëdha të parave të të cilave mund të kenë shkelur rregullat financiare të Fair Play.


Nëse PSG është i detyruar të shesë, atëherë klubet e interesuara për yjet e tyre janë në numër të madh dhe gati të hidhen në sulm.

Sipas gazetës spanjolle AS, Real Madridi është duke u përgatitur për tu hidhur në sulm për Neymar ose Mbappe nëse PSG-së i duhet të shesë njërin yll.

mbappe neymar 1

Sulmuesi brazilian, Neymar, besohet të ketë më shumë gjasa të largohet nga parisianët sesa Mbappe.

Megjithatë, konkurrenca për dyshen e sulmit është e madhe dhe Mbretërit nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e tij.

Neymar është lidhur edhe me një rikthim të tij në Camp Nou, ku asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për rikthim. /Telegrafi/

telegrafi sport app