LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi dominues në raport me katër klubet e tjera në krye të renditjes, të gjitha i ka mposhtur

Real Madridi dominues në raport me katër klubet e tjera në krye të renditjes, të gjitha i ka mposhtur
Real Madrid vs Barcelona (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka fituar 17 nga 21 pikët e mundshme me kundërshtarët e pjesës së epërme të renditjes në La Liga.

Asnjëra nga Barcelona, ​​Atletico Madrid, Getafe dhe Sevilla nuk kanë arritur të mbledhin aq pikë sa Los Blancos, të cilët kanë mposhtur secilën prej tyre të paktën një herë.


Nga këto ekipe në pesë pozicionet e para, Real Madridit i ka mbetur vetëm Getafe për t’u përballur para fundit të sezonit.

Ndeshjet e zhvilluara dhe pikët e fituara mes vete

Dallimi me sezonin e kaluar është i madh, pasi Real Madridi mblodhi vetëm 11 nga 24 pikat e mundshme, ndërsa kampionët, Barcelona kishin mbledhur 20 nga 24.

Los Blancos nuk kishte arritur katër pikë në një sezon kundër Blaugranave që nga sezoni 2012/13, ndërsa duhet të kthehemi në sezonin 2007/08 për të gjetur dy fitore në një kampionat.

Real Madrid mori një barazim pa gola kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolano, përpara se t’i mposhte 1-0 në shtëpi.

Ndeshjet që kanë mbetur të zhvillohen

Po ashtu dy fitore u arritën edhe ndaj Sevillas dhe një ndaj Getafes.

Ndërkohë, Getafe janë skuadra e vetme që nuk kanë arritur të marrin asnjë pikë kundër rivalëve të tyre më të afërt. /Telegrafi/