Real Madridi ka fituar me vështirësi ndaj Malagas me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në kampionatin spanjoll, La Liga.

Mbretërit i janë kthyer fitoreve në kampionat pas barazimit ndaj Atleticos dhe tani kanë zvogëluar epërsinë në vetëm shtatë pikë me liderin, Barcelonën.


Golat në këtë takim u shënuan nga Karim Benzema (9’), Casemiro (21’) dhe Cristiano Ronaldo (76’) për Los Blancos, ndërsa për mysafirët shënuan Diego Rolan (18’) dhe Chory Castro (58’).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i takimit ishte portieri i Malagas, Roberto Jimenez, i cili u vlerësua me notë 8.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin e Realit, Kiko Casilla, që mori notë 5.0.

Te Reali më të vlerësuarit ishin braziliani Casemiro me notë 8.4 dhe Benzema me notë 7.9. /Telegrafi/ Real Madrid: 

notat reali e1511630806103

Malaga:

notat reali 1 e1511630842311

telegrafi sport app