Peja ditë më parë zyrtarizoi transferimin e dy lojtarëve të huaj, Jan Mocnik dhe Radomir Marojevic, të cilët edhe udhëtuan sonte në Prishtinë, mirëpo komisari i garave nuk i lejoi që të aktivizohen. Për këtë, bordi i klubit pejan ka reaguar me një komunikatë në faqen zyrtare të klubit në Facebook. Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e plotë:

“Sonte ishte një natë shumë e hidhur për ekipin tonë, ku në rezultat pos lojës sonë ndikoi shumë edhe vendimi i komesarit të garave për të mos licensuar dy përforcimet e ardhura në klub dite më parë, dhe atë me njoftim vetëm 20 minuta para ndeshjes!


Këtu shihen qartë tendencat e disa personave të cilat janë në dëm ndaj klubit tonë dhe të basketbollit kosovar në përgjithësi, e me këtë çështje klubi do të merret shumë seriozisht.

Ne vazhdojmë përpara pa marrë parasysh lojërat e ndyta!

Faleminderit SHQIPONJAVE dhe te gjithë simpatizantëve për përkrahjen me ZEMËR në humbje dhe fitore. Do të punojmë që të sjellim rezultate më të mira në të ardhmen”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app