LAJMI I FUNDIT:

Reagon O’Connell pas takimit me ministren Hoxha: Nuk folëm për MSA-në e as për të drejtat e njeriut

Reagon O’Connell pas takimit me ministren Hoxha: Nuk folëm për MSA-në e as për të drejtat e njeriut

Ambasadori në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, ka reaguar ndaj deklaratave të lëshuara nga Ministria e Integrimit Evropian, pas takimit me ministren Dhurata Hoxha, ku thuhet se ambasadori O’Connell, ka vlerësuar punën e institucioneve duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, procese këto që duhet bërë edhe më shumë.

Hoxha falënderon O’Connellin për përkrahjen në luftën kundër krimit, korrupsionit e nepotizmit
Lexo po ashtu Hoxha falënderon O’Connellin për përkrahjen në luftën kundër krimit, korrupsionit e nepotizmit

O’Connell në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në takim me ministren Hoxha nuk kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së MSA-së, e as për të drejtat e njeriut.


Ai ka shkruar se e vetmja gjë e cila nuk do t’i mungojë në Kosovë është praktika joprofesionale e politikanëve.

Postimi i plotë i O’Connell:

E vetmja gjë që nuk do të më mungojë në Kosovë është praktika joprofesionale dhe jo miqësore e politikanëve të Kosovës që flasin prej pozicionit tim.

Takova sot Ministren e Integrimeve Evropiane, e cila është një mike e vjetër. Pas takimit me të, Ministria e saj lëshoi një deklaratë për shtyp duke dhënë qëndrime për mua. Kjo nuk ishte në pajtim me Ambasadën time. Ishte publikuar në media, të cilat nuk kontaktuan me Ambasadën time.

Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam. Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut.

Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme, dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti.

Unë nuk ofroi asnjë vlerësim për punën e institucioneve.

Kjo ka ndodhur disa herë nga institucione të ndryshme dhe partitë politike. Tani e tutje, Ambasada ime do të korrigjojë çdo deklaratë të lëshuar pa pëlqimin tonë.

Për të qenë plotësisht i qartë: Mbretëria e Bashkuar nuk mbështet ose kundërshton asnjë parti politike në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë dhe detyrë të marrin përgjegjësinë për votën e tyre dhe pasojat e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori