LAJMI I FUNDIT:

Reagon OBSH-ja: Vazhdoni ta përdorni vaksinën AstraZeneca

Reagon OBSH-ja: Vazhdoni ta përdorni vaksinën AstraZeneca

Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë ndaluar shpërndarjen e vaksinës Oxford-AstraZeneca, pas një serie incidentesh në Evropë që përfshijnë mpiksjen e gjakut.

Ata bashkohen me disa kombe më të vogla evropiane të cilët kanë ndaluar vaksinimet si një masë paraprake ndërsa bëhen kontrollet.


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk ka prova që incidentet janë shkaktuar nga vaksina, raporton bbc.

Norvegjia njofton vdekjen e një personi të vaksinuar me AstraZeneca
Lexo po ashtu Norvegjia njofton vdekjen e një personi të vaksinuar me AstraZeneca

Ajo tha se po shqyrtonte raportet në lidhje me vaksinimin, por ishte e rëndësishme që ato të vazhdonin, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e sigurisë së vaksinave të OBSH-së do të takohen të martën për të diskutuar vaksinimit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të takohet në të njëjtën ditë dhe pritet të nxjerrë përfundime të enjten. Ajo gjithashtu ka thënë që vaksina duhet të vazhdojë të përdoret.

Pas Gjermanisë, Franca dhe Italia pezullojnë vaksinën AstraZeneca të COVID-19
Lexo po ashtu Pas Gjermanisë, Franca dhe Italia pezullojnë vaksinën AstraZeneca të COVID-19

Ka pasur një numër rastesh në Evropë të mpiksjes së gjakut që zhvillohen pas administrimit të vaksinës.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se numri i mpiksjeve të gjakut të raportuara pas vaksinës nuk ishte më shumë sesa ato të raportuara zakonisht në popullatën e përgjithshme.

Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar. /Telegrafi/