LAJMI I FUNDIT:

Reagon Moska: Vizita e Thaçit me polici në veri mund të shkaktonte gjakderdhje dhe destabilizim të Ballkanit

Reagon Moska: Vizita e Thaçit me polici në veri mund të shkaktonte gjakderdhje dhe destabilizim të Ballkanit

Rusisë nuk i ka pëlqyer vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në pjesën veriore të shtetit, në krye të cilit është. Madje, Ministria e Jashtme ruse ka theksuar se një veprim i tillë “ka mundur të çojë deri ta gjakderdhja dhe destabilizimi i tërë Ballkanit”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se shkuarja e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës në pjesën e banuar me serbë në veri të Kosovës “është një provokim, me qëllim për të frikësuar serbët.”


“Ndërhyrja e brutale e forcave policore të Kosovës në zonat serbe në veri të territorit më 29 shtator, që është në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese mes Beogradit dhe Prishtinës, është një provokim për të frikësuar serbët e Kosovës dhe për të ushtruar presion mbi Serbinë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria  Zakharova, të cilën e transmeton agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

Në deklaratë thuhet se “veprimi i tillë i ‘papërgjegjshëm’  i autoriteteve të Prishtinës ka mundur të çojë në gjakderdhje të reja dhe destabilizimin e të gjithë Ballkanit”, përcjell Telegrafi.

“Përpjekjet e mëtejshme të Prishtinës për të vendosur kontrollin në pjesën e territorit me shumicë serbe nxit tensionet ndëretnike dhe shfuqizon përpjekjeve shumëvjeçare të bashkësisë ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore të konfliktit”, thuhet në deklaratë.

Zakharova theksoi se “Moska dënon qëndrimin pasiv të forcave ndërkombëtare në Kosovë, të cilat nuk kishin ndërmarrë masa, edhe pse mandati i Këshillit të Sigurimit të OKB-së i obligon të sigurojnë paqe dhe stabilitet në Kosovë”.

Njësia Speciale e Kosovës ROSU ka shkuar të shtunën në veri, në përcjellje të presidentit kosovar, Hashim Thaçi, i cili ka vizituar vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.

Derisa vetë Thaçi ka thënë se vizita e tij atje ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, autoritetet në Beograd e kanë interpretuar atë si “sulm” mbi komunitetin serb.

Thaçi, në një konferencë për media të dielën mbrëma, tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të marrin leje nga askush për vizita nëpër Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori