LAJMI I FUNDIT:

Reagon Liria, publikon kontratën e Granit Arifajt me klubin (Foto)

Reagon Liria, publikon kontratën e Granit Arifajt me klubin (Foto)

Granit Arifaj është lojtari i Lirisë.

Nisur nga publikimet e medieve dhe portaleve të ndryshme në Kosovës, lidhur me transferimin e Granit Arifajt, Klubi futbollistik i Lirisë ka dalur me një njoftim për opinionin.


Sulmuesi ishte raportuar se është rikthyer në radhët e skuadrës e Drenicës, por prizrenasit kanë publikuar kontratat e nënshkruara mes klubit dhe lojtarit.

Reagimi i Lirisë

Me keqardhje duhet të njoftojmë opinionin kosovar, klubet brenda e jashtë vendit, për ‘lajmin’ e portaleve dhe medieve në Kosovë, për rastin e Granit Arfiajt. Arifaj, me dt.17.06.2017 ka nënshkruar me KF ‘Liria’, kontratë një vjeçare, prej dt.01.07.2017 deri më 30.06.2018. Ai, ka marrë dhe këstin e parë, pas hedhjes së firmës në kontratë. Pra, Granit Arfiaj është futbollistë i Lirisë, në planet tona dhe s’ka asnjë mundësi të kalojë tek asnjë skuadër deri më 30.06.2018. Me këtë jo vetëm që po sqarojmë opinionin, por ftojmë klubet që të mos bien në lajthitje në ’angazhimin’ eventual të tij, ngase pasojat do të bien për klubet respektive dhe futbollistin. Liria, nuk do të lejojë që Arifaj dhe askush tjetër të luaj me rejtingun e klubit.Çështja e tij do të ndiqet deri në instatncat më të larta të UEFA e FIFA-s për regjistrimin e lojtarëve’.
P.S.
Për më shumë sqarime referohuni kontratës së nënshkruan nga Granit Arifaj e Erxhan Dana, drejtori klubit.
Me respekt,
KF ‘Liria’
Mirsad Çollaku, kryetar