LAJMI I FUNDIT:

Reagon Haxhi Shala pas shkarkimit të djalit të tij: Fundërrinat janë ngjitur në kulmin e shtetit

Reagon Haxhi Shala pas shkarkimit të djalit të tij: Fundërrinat janë ngjitur në kulmin e shtetit

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka reaguar pas vendimit të u.d të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e katër konsujve, në mesin e të cilëve është edhe djali i tij Flakron Shala i cili ishte emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Shala përmes një postimi në Facebook duke i uruar djalit të tij ditëlindjen, tërthorazi ka përmendur edhe vendimin e Osmanit për shkarkim, duke e quajtur këtë të fundit fundërrinë ani pse emrin nuk ia përmendi.

“Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe të Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”, ka shkruar Shala.

Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë
Lexo po ashtu Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Postimi i tij i plotë:

Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe.

Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit.

Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atdheun tonë Kosovën!

Urime ditëlindja /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori