Reagon Gjykata Kushtetuese: Kushtetutshmëria e marrëveshjes kolektive për kulturë është në shqyrtim

Gjykata Kushtetuese reagoi lidhur me protestën përpara institucionit, duke sqaruar se aktualisht është hapur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Marrëveshjes Kolektive për Kulturë dhe një neni të Ligjit për Kulturë.
Nga Gjykata theksojnë se bëhet fjalë për fazën e dytë të procedurës dhe ende nuk ka vendim përfundimtar për aktet e kontestuara.
Institucioni njofton se po i ndjek me vëmendje reagimet në publik dhe shqetësimet e komunitetit kulturor, duke theksuar se e respekton të drejtën për shprehje dhe protestë si vlerë demokratike.
Gjykata Kushtetuese sqaron se vepron vetëm në kuadër të kompetencave të saj, duke vlerësuar përputhshmërinë e akteve me Kushtetutën, dhe jo statusin apo kontributin e punonjësve të kulturës.




















































