LAJMI I FUNDIT:

Reagon familja Pacolli: Lajmi në rrjetet sociale se po shpërndajmë para është i pavërtetë

Reagon familja Pacolli: Lajmi në rrjetet sociale se po shpërndajmë para është i pavërtetë

Qytetarë të shumtë po vazhdojnë të bien pre e mashtrimeve që po bëhen në rrjete sociale, ku në emër të personaliteteve të ndryshme po premtohen para e dhurata të vlefshme.

Ditëve të fundit në rrjete sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm kinse kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe familjari i tij, Rrahim Pacolli po dhurojnë para për qytetarët që komentojnë dhe bëjnë shpërndarje të postimeve të tyre.


Në profilin e rrejshëm të Behgjet Pacollit dhe Rrahim Pacollit, qytetarëve u janë premtuar mijëra euro, varësisht shkronjës së parë që ka emri i tyre.

Rrahim Pacolli në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se këto janë lajme të rrejshme.

“Nuk janë të vërteta janë gënjeshtra”, tha ai, duke shtuar se tash është informuar për këto ndodhi dhe se nuk ka pasur kohë ta paraqes rastin në polici.

Të tilla mashtrime po bëhen tash e disa kohë, ku qytetarët besojnë në postime të tilla që krijohen nga persona të papërgjegjshëm. /Telegrafi/