Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë ditës së sotme (e diel) ka qenë temë diskutimi në mediat shqiptare.

Kjo për faktin se në një koncert në Hungari u shfaq në skenë me flamurin e Serbisë.


Gjesti i yllit nga Kosova u komentua jashtëzakonisht shumë, megjithëse në një reagim, 32 vjeçarja theksoi se nuk ishte në dije për këtë, duke menduar se ishte flamuri hungarez.

me gjaaaaa  2 Rita Ora

Për këtë ka reaguar së fundmi edhe nëna e artistes, Vera Ora, me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Ajo ka publikuar një moment të krijueses së hitit “Anywhere”, kur kishte bërë simbolin e shqiponjës.

Screenshot 2 84 Foto: Screenshot/Instagram

“Rita Ora më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoz. Mos u trullos”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër, shumë nga reagimet për këtë veprim kanë qenë pozitive, duke thënë se ka treguar kulturë e emancipim. /Telegrafi/

Screenshot 1 110 Foto: Screenshot/Instagram