LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i stafit të tij, kur restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në botë për vitin 2021

Reagimi i stafit të tij, kur restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në botë për vitin 2021

Një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon momentin kur restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet restoranti më i mirë në botë për vitin 2021.

Siç edhe shihet në pamje, stafi i shumtë i restorantit në fjalë, reagon pas marrjes së lajmit se restoranti ku punojnë ata u vlerësua me çmimin e parë, në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë, përcjell Telegrafi.


View this post on Instagram

A post shared by noma (@nomacph)

Ndryshe, “NOMA”, restoranti i shqiptarit nga Tetova që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës kishte qenë në majë të klasifikimeve edhe më herët në vitet 2014, 2012, 2011 dhe 2010.

Restoranti i shqiptarit nga Tetova Rene Redzepi është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021
Lexo po ashtu Restoranti i shqiptarit nga Tetova Rene Redzepi është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021

Konkursi ‘50 restorantet më të mira në botë’, i cili u zhvillua në Antwerp, Flanders, nga data 3-5 tetor, vlerësoi NOMA për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij viti, “NOMA” u vlerësua me tri yje ‘Mishelin’. /Telegrafi/