Vedat Muriqi ka arritur t’i shënoj gol Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi kosovar ka qenë fantastik në 45 minutat e para të sfidës ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 35-të me autor Vedat Muriqin.

Një harkim i bukur nga Lee Kang-In bëri që Muriqi të realizonte gol të bukur me kokë për t’i dhuruar Mallorcas epërsinë 0-1.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i faqes zyrtare të La Ligas në Twitter, pasi prizrenasi shënoi.

“Vedat Muriqi i jep epërsinë Mallorcas përballë Real Madridit”, shkroi faqja e La Ligas në versionin anglisht në Twitter.

Reklama

“Goli i parë shënohet nga pirati Vedat Muriqi”, shkroi faqja e La Ligas në versionin spanjisht.

45 minutat e para në sfidën Real Madrid – Mallorca u mbyllën me rezultat 1-1, ku Valverde realizoi një super gol për t’i barazuar shifrat në 1-1. /Telegrafi/

Reklama